Zelensky: Rusia qëndron pas sulmeve në rajonin separatist të Moldavisë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se “shërbimet speciale” ruse qëndrojnë pas një serie shpërthimesh në një rajon separatist pro-rus të Moldavisë.
Transnistria, e cila kufizohet me Ukrainën, është sulmuar disa herë gjatë ditëve të fundit. Dy shtylla radiofonike u shkatërruan. Një njësi ushtarake u sulmua. Ministria e Sigurimit të shtetit thuhet se u godit me një granatë-hedhës.
Qeveria e rajonit e mbështetur nga Rusia ka hyrë në "alarmin e kuq" ndaj terrorizmit.
Por Ukraina ka pretenduar se këto janë të ashtuquajturat operacione të "flamurit të rremë", një përpjekje e Rusisë për të destabilizuar rajonin dhe për të përhapur konfliktin.
Më parë, një këshilltar i lartë i Presidentit Putin tha se rusisht-folësit në Moldavi po shtypeshin, i njëjti justifikim përdoret për të justifikuar pushtimin e Ukrainës.
Janë 1500 trupa ruse të stacionuara në rajonin e shkëputur të Moldavisë, i cili deri më tani nuk është përfshirë në luftën e Ukrainës.
