"Po më rreh", kërcënoi babanë dhe e kanosi me thikë, arrestohet 20-vjeçari në Gramsh

Policia e Gramshit ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në familje pas një telefonate në sallën operative.

Shtetasi S. K., 45 vjeç, ka telefonuar dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i biri po ushtronte dhunë fizike ndaj tij dhe po e kanoste me mjet prerës.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë shkuan  në adresën e dhënë në fshatin Crunjë, ku është bërë e mundur kapja dhe neutralizimi në kohë i autorit të dyshuar.

Në vijim të veprimeve hetimore u arrestua S. K., 20 vjeç, i cili, pasi ka dhunuar babanë e tij dhe e kërcënuar atë, me mjet prerës (thikë), i ka dëmtuar xhamin e automjetit dhe disa orendi shtëpiake.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.