Pas Varshavës, Gazprom informoi edhe Sofjen për ndërprerjen e furnizimit me gaz

Gazprom i Rusisë ka informuar kompaninë shtetërore bullgare të shpërndarjes së gazit Bulgargaz se do të ndërpresë furnizimin me gaz nga e mërkura, njoftoi Ministria bullgare e Energjisë.

Ministria bullgare thotë se ka ndërmarrë hapa për të gjetur alternativa ndaj furnizimeve me gaz dhe për të menaxhuar situatën.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ajo thekson se në këtë fazë nuk ka kufizime për konsumin e gazit në Bullgari, e cila mbulon më shumë se 90% të nevojave të saj me importe nga Gazprom.

Më herët sot, gjigandi rus i energjisë kishte informuar kompaninë shtetërore polake të naftës dhe gazit PGNiG se do të ndërpresë furnizimin me gaz nëpërmjet tubacionit Yamal nga ora 8 e mëngjesit të mërkurës.