Shuka: Gjermania do të shkëputet nga nafta ruse, varësia me gazin pritet që të vazhdojë deri në 2024
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, Anila Shuka, Gazetare e DW u shpreh se ministri gjerman i energjisë ka thënë se vendoi do të shkëputet shumë shpejt nga nafta ruse.
Shuka tha se gjermania tashmë merr rreth 12% të nevojës për naftë nga Rusia dhe shtoi se parashikohet që varësia nga gazi rus të shkëputet në vitin 2024.
Shuka: Sot kemi në lajm të mirë ku ministri i energjisë, dha një lajm që gjermania do të shkëputet shumë shpejt nga nafta ruse. Ka vetëm 12% si nevojë Gjermania nga Rusia dhe po kërkon një zëvendësim për këtë naftë, përmes anijeve ose me rezervën që ka vendi.
Parashikohet që varësia nga gazi rus të shkëputet në vitin 2024. Sa i përket filtrimeve të gazit me Rusinë, kjo është një histori e dhimbshme që ka nisur qysh me Shruder që tha se Putini është një demokrat i kulluar. Po ashtu edhe kalim në Gazprom ishte një kalim i befasueshëm.

