Jauri: Nëse Rusia largohet pa u lagur nga lufta do të jetë një cenim i sigurisë ndërkombëtare
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, Ermal Jauri, ushtarak Qendra G. Marshall u shpreh se nëse Rusia largohet pa u lagur do të jetë një ndryshim i qëndresës dhe sigurisë ndërkombëtare sepse çdo shtet do të jetë i cenueshëm.
Ai tha se aneksimi i Krimesë dhe veprimet e vendeve të BE-së e NATO-s ishin më shumë një paralajmërim që i dhanë kohë Rusisë.
Jauri: Pas Luftës së Dytë Botërore u vendos një rregull që vendet e mëdha nuk sulmojë ato të voglat dhe sot në Ukrainë kemi një skenë krimi. Nëse Rusia largohet pa u lagur do të jetë një ndryshim i qëndresës dhe sigurisë ndërkombëtare sepse çdo shtet do të jetë i cenueshëm.
Putini ka deklaruar se rënia e Bashkimit Sovjetiv është një humbje shumë e madhe sepse shumë rusë jetojnë larg Rusisë. Ëndërra e tij për të pasur atë mëmën Rusisë çoi në konfliktin që kemi sot. Aneksimi i Krimesë dhe veprimet e vendeve të BE-së e NATO-s ishin më shumë një paralajmërim që i dhanë kohë Rusisë.

