OKB: Putin pranon "në parim" për evakuimin e civilëve nga uzina Azovstal
Presidenti rus Vladimir Putin ka rënë dakord "në parim" për evakuimin e civilëve nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol me ndihmën e Kombeve të Bashkuara dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, sipas një deklarate të Kombeve të Bashkuara.
"Diskutimet do të pasojnë midis Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare dhe Ministrisë së Mbrojtjes Ruse", thuhet në deklaratë, pas takimit në Moskë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dhe presidentit rus Vladimir Putin.
Putin i tha Guterres se shpreson që negociatat me palën ukrainase do të kishin një "efekt pozitiv".
Më herët Sekretari i Përgjithshëm Kombet e Bashkuara i ka bërë thirrje Moskës dhe Kievit që të punojnë në koordinim me Kombet e Bashkuara për të hapur “korridoret humanitare” në Ukrainë për të evakuuar civilët nga zonat e shkatërruara nga lufta.
Nga ana e tij, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov hodhi poshtë propozimin e Kievit për të mbajtur bisedime paqeje në Mariupol.
