Zekthi: Nuk besoj se do të ketë luftë Rusi-Perëndim, do të ishte shumë shkatërrimtare

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, Fitim Zekthi, Publicist u shpreh se lufta në Ukrainë është në një farë mënyre është një luftë botërore sepse perëndimi është i përfshirë.

Sipas tij, Rusia ka dalë nga doktrina zyrtare e frenimit dhe ka shkuar te faza e eksalimit, duke kërkuar që të shkojë më larg.

Zekthi: Kjo në një farë mënyre është një luftë botërore, sepse perëndimi me shumë po ndihmon me armatime ushtrinë ukrainase. Ka një luftë se sa një konflikt mes dy shteteve, një luftë gati globale. A do të kthehet kjo në një luftë mes Rusisë dhe vendeve të perëndimit? Unë them se jo sepse do të ishte shumë shkatërrimtare.

Rusia ka dalë nga doktrina zyrtare e frenimit dhe ka shkuar te faza e eksalimit, duke kërkuar që të shkojë më larg, duke e përshkallëzuar konfliktin në mënyrë që të tjerët të tremben nga një gjë e tillë. Luftërat nuk dihet asnjëherë si përfundojnë.