Jauri: Ky është fillimi i kapitullimi të Putinit, çdo ditë që kalon ai bëhet më i rrezikshëm

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, Ermal Jauri, ushtarak Qendra G. Marshall u shpreh se këto janë momentet e fillimit të kapitullimi të Putinit.

Ai tha se me kalimin e kohës ai po bëhet më i rrezikshëm dhe shtoi se ka pak gjasa për përdorim të armëve bërthamore, por do të përdorë ato të shkatërrimit në masë.

Jauri: Unë shpresoj që ky është fillim i kapitullimit të Putinit dhe shpresoj që të jetë kështu. Po ashtu shpresoj që të mos kthehet në shtëpi me fitore. Ajo që po ndodh është se çdo ditë që kalon ai po bëhet më i rrezikshëm, duke u futur në një kënd që nuk ka rrugë dalje.

Vendimet e tij do të jenë të paparashikueshme. Nuk mendoj se bomba bërthamore do të jetë një nga pa parashikimet e tij, por përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë janë treguar edhe më herët që mund të përdoren.