Putin: Bisedimet me Ukrainën vazhdojnë online
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2022, 21:39
Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës po vazhdojnë online.
Në një takim në Moskë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, Putin shprehu shpresën se negociatat me palën ukrainase do të kishin një "efekt pozitiv".
Më herët Sekretari i Përgjithshëm Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Moskës dhe Kievit që të punojnë në koordinim me Kombet e Bashkuara për të hapur “korridoret humanitare” në Ukrainë për të evakuuar civilët nga zonat e shkatërruara nga lufta.
Nga ana e tij, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov hodhi poshtë propozimin e Kievit për të mbajtur bisedime paqeje në Mariupol.
