Zëvendëspresidentja Kamala Harris rezulton pozitive me Covid, nuk ka qenë në kontakt me Biden

Zëvendëspresidentja, Kamala Harris, rezultoi pozitive me Covid-19 të martën pasi u kthye nga një udhëtim një javor në Kaliforni.

"Sot dola pozitiv për COVID-19. Nuk kam simptoma dhe do të vazhdoj të izolohem dhe të ndjek udhëzimet e CDC. Jam mirënjohës që jam vaksinuar edhe me dozë përforcuese," shkroi Harris në Twitter të martën pasdite.

Kirsten Allen, sekretarja e shtypit e zëvendëspresidentes, tha në një deklaratë të mëparshme se Harris rezultoi pozitive për Covid-19 në testin e shpejtë dhe PCR.

Harris "do të izolohet dhe do të vazhdojë të punojë nga rezidenca e zëvendëspresidentit," tha Allen.

"Ajo nuk ka qenë në kontakt të ngushtë me Presidentin apo Zonjën e Parë për shkak të orarit të tyre të udhëtimit të fundit. Ajo do të ndjekë udhëzimet e CDC dhe këshillat e mjekëve të saj. Zëvendëspresidentja do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë kur të rezultojë negative," shtoi ajo.

Harris ishte planifikuar të merrte pjesë në konferencën e Inteligjencës në orën 10:15 të mëngjesit të së martës në Shtëpinë e Bardhë së bashku me Presidentin Joe Biden, sipas udhëzimeve dërguar gazetarëve të hënën në mbrëmje. 

Ajo nuk mori pjesë në asnjë ngjarje apo takim në Shtëpinë e Bardhë të martën, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.