Ukraina, Putin: Pa Krime dhe Donbas, paqja është e pamundur | Gazprom kërkon pagesë në rubla nga Polonia: Nesër nga ora 8:00 s'ka gaz

Lufta në Ukrainë është në ditën e saj të 62-të. Për Putinin, paqja nuk është e mundur pa një marrëveshje për Krimenë dhe Donbasin. 

Gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ai u shpreh. 

“Ne e dimë se kush e bëri provokimin në Bucha, ushtria ruse nuk ka lidhje me atë që ndodhi”.

Moldavia ndërkohë ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas një sërë shpërthimesh në rajonin separatist pro-rus të Transnistria.

Pentagoni ka deklaruar se "ne duam të sigurohemi që rusët të mos kenë më aftësitë për të ngacmuar fqinjët e tyre." 

SHBA thotë se është e hapur për një marrëveshje që tregon Ukrainën si një komb "neutral" dhe "të paangazhuar". 

Deklarata erdhi nga sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.  Ai shpjegoi se nëse Ukraina vendos të bëjë një marrëveshje që anulon aspiratat e saj Atlantike, atëherë SHBA do të respektojë zgjedhjen.

 “Është vendimi i tyre". 

Rusia po përgatitet të bllokojë dërgesën e gazit në Poloni, pasi kërkon pagesën në rubla.

Kompania kryesore polake e gazit, PGNiG, thotë se është informuar nga Gazprom se që nga ora 8 e mëngjesit të së mërkurës të gjitha furnizimet e gazit natyror do të pezullohen. 

Bloomberg raporton, duke nënvizuar se PGNiG e konsideron vendimin rus si "shkelje të kontratës në lidhje me gazsjellësin Yamal.

Kompania polake gjithashtu refuzon të paguajë gazin rus në rubla, siç kërkohet nga Moska, dhe njofton se do të kërkojë dëmshpërblim.