U njohën në rrjetet sociale, burri rrëmben 39-vjeçaren dhe e mban mbyllur për 4 ditë, e përdhunon 18 herë

Një burrë në Australi ka rrëmbyer një 39-vjeçare që e njohu online.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se pasi e ka rrëmbyer e ka mbyllur në  një dhomë për 4 ditë me radhë, ku dhe e ka përdhunuar.

Ai e mbylli në një dhomë gjumi në shtëpinë e tij në Melburn, Australi nga 25 deri në 29 mars 2019. Gjatë këtyre ditëve ai e kishte përdhunuar për 18 herë

Gruaja 39-vjeçare u lirua vetëm kur një mik telefonoi rrëmbyesin Robert Wilson  dhe e pyeti nëse dinte gjë për të zhdukurën pas takimit të tyre.

Sipas Gjykatës, gjatë ditëve që e reja ishte e mbyllur, Wilson e kishte kërcënuar se do ta vriste dhe i drejtoi një thikë në fyt kur ajo tentoi të bërtiste për të kërkuar ndihmë.  Po ashtu bëhet me dije se i riu gjatë kësaj kohe e kishte dhunuar të renë me shufra hekuri.

Sapo 39-vjeçarja u lirua, thirri policinë dhe Wilson u arrestua me akuzën e rrëmbimit, përdhunimit dhe plagosjes së qëllimshme.