E rëndë! Burri futet në kopsht, vret dy fëmijë, një mësues e më pas dhe veten
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2022, 16:50
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi, ku një burrë është futur brenda një kopshti, dhe ka vrarë dy fëmijë, një mësues, e më pas ka kryer vetëvrasje.
Si pasojë e të shtënave, një mësues tjetër ka mbetur i plagosur.
Këtë e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Interfax.
"Ne konfirmojmë të shtënat dhe praninë e katër trupave," tha një zëdhënës i qeverisë rajonale.
Sipas mediave të huaja, burri qëlloi armën sovjetike me dy tyta IZH-27.
Fëmijët e vrarë ishin të moshës katër dhe gjashtë vjeç. Deri më tani nuk dihet shkaku se përse ka ndodhur një ngjarje e tillë.
