Pakistan/ Sulm kamikaz nga një grua, 4 të vrarë dhe të 3 të plagosur

Një sulm kamikaz ka ndodhur në Karaç, të Pakistani, ku  katër persona kanë mbetur të vrarë dhe tre të tjerë të plagosur.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Ushtria Çlirimtare e Baluchistanit (Bla), një grup separatist i etnisë Baluch.

“Bla merr përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës të sotëm kundër kinezëve në Karaçi”, tha zëdhënësi i Blah, Jeeyand Baloch, duke shtuar se sulmin e kreu një grua, e cila ka shpërhyer një makinë. 

Shpërthimi ndodhi pranë Institutit Konfuci, një institut i gjuhës kineze në qendrën e Universitetit të Karaçit.

Si pasojë  e shpërthimit katër persona, duke përfshirë tre kinezë, u vranë dhe tre të tjerë, duke përfshirë një kinez, u plagosën nga sulmi.

Bla është një grup rebel etnik që synon forcat pakistaneze të sigurisë në provincat Baluchistan dhe Sindh jugperëndimore.

Bla është kundër çdo projekti zhvillimi të kryer nga Kina dhe Pakistani në kontekstin e korridorit ekonomik Kinë-Pakistan (CPEC).