Shqiptarët i thyen hundën, italiani merr thikën dhe shkon të marrë hak por përfundon pas hekurave
Një incident ka ndodhur mes disa shqiptarëve dhe një të moshuari në Itali.
Mediat italiane, bëjnë me dije se një 60-vjeçar nga Sardenja, Itali është arrestuar së fundmi nga policia italiane pasi ka tentuar të sulmonte disa shqiptarë ishin përfshirë në një sherr me të.
Mësohet se i moshuari donte të merrte hak ndaj shqiptarëve, por duket se e ka pësuar keq.
Si ndodhi ngjarja?
Shqiptarët pasi gjatë një sherri përpara një lokali në Corso Matteotti në Pergola (provinca e Pesaro-Urbino), i thyen hundën të moshuarit me një shishe qelqi. Pasi mjekoi hundën i moshuari mori një dhe doli rrugëve të Pergola, në provincën e Pesaro Urbinos për të gjetur autorët.
Njëri nga shqiptarët e pa dhe e kuptoi planin e tij dhe menjëherë kërkoi ndihmë nga karabinierët. Policia më pas arrestoi të moshuarin i cili gjatë seancës gjyqësore kërkoi falje për sjelljen e tij, duke përsëritur se ka reaguar ndaj agresionit të rëndë të pësuar.
Ndaj 60 vjeçarit u vendos masa detyrim paraqitje.
