Sekretari amerikan i Mbrojtjes: SHBA nuk do të angazhohet në sulme bërthamore
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka folur pas shpërthimeve në Moldavi dhe për shqetësimin se konflikti mund të përhapet përtej Ukrainës.
Austin tha se SHBA është ende duke shqyrtuar shkakun e shpërthimeve, por tha se SHBA-të nuk duan të shohin ndonjë përhapje të tyre.
Ai është pyetur gjithashtu nëse është i shqetësuar se do të ketë kërcënime nga Rusia për armët bërthamore si rezultat i aleatëve që i ofrojnë armë të rënda Ukrainës.
Sekretari i Mbrojtjes thotë se kjo lloj retorike është shumë e rrezikshëm dhe e padobishëm dhe se të gjitha palët humbasin në luftën bërthamore.
"Ne nuk do të angazhohemi në përplasje shpatash," thotë ai.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin mbajti një konferencë shtypi pas një takimi të SHBA-së dhe aleatëve të saj në një bazë ajrore në Gjermani për të premtuar më shumë armë për Ukrainën.
Ai thotë se grupi do të takohet një herë në muaj për të diskutuar nevojat e mbrojtjes së Ukrainës për të luftuar trupat pushtuese ruse.
