OKB: Pritet që 8.3 milionë refugjatë të ikin nga Ukraina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2022, 16:03
Sipas vlerësimit të fundit të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) pritet që 8.3 milionë refugjatë të largohen nga Ukraina.
Sipas mediave të huaja, që prej fillimit të sulmit rus, nga Ukraina janë larguar 5,2 milionë refugjatë.
UNHCR dhe organizatat partnere po kërkojnë 1.85 miliardë dollarë për të mbështetur refugjatët ukrainas në vendet fqinje, tha të martën zëdhënësja e UNHCR Shabia Mantoo.
Përveç atyre që ikin nga vendi, më shumë se 7.7 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit në Ukrainë.

