Tentoi të përdhunojë ukrainasen në tualet, arrestohet shqiptari në Itali

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar në Firence, pasi ka tentuar të përdhunojë një 28-vjeçare ukrainase.

Mediat italiane, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në njërin prej lokaleve të natës në Ponte Buggianese.

Raportohet se i riu ka kapur për krahësh të renë, e më pas e ka futur në tualetet e meshkujve ku dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale.

Më pas 28-vjeçarja, i ka thënë se do të ishte më mirë që të shkonin në një vend më intim gjë që ka bindur të riun shqiptar të heqë dorë momentalisht nga plani i tij, shkruajne mediat.

Pasi kanë dalë nga tualeti, ukrainasja është larguar menjëherë duke njoftuar policinë.