Gjermania do të furnizojë Ukrainën me sisteme anti-ajrore Gepard
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2022, 10:30
Gjermania është zotuar të furnizojë Ukrainën me sisteme anti-ajrore Gepard, sipas të përditshmes Sueddeutsche Zeitung.
Ky zotim është një ndryshim i qartë në politikën e kujdesshme të Berlinit për mbështetjen ushtarake të Kievit.
Gazeta tha se ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, do të ofronte armët në takimin me aleatët në bazën ajrore Ramstein të Shteteve të Bashkuara.
Ditën e sotme, ministrat e Mbrojtjes nga vendet e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian do takohen në Gjermani për të diskutuar ndihmën e mëtejshme ushtarake për Ukrainën.
