Inteligjenca britanike: Forcat ruse po avancojnë drejt lindjes në Ukrainë. Erdogan telefonatë me Putin
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan pritet të ketë një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin raporton Agjencia turke e lajmeve "Anadolu".
Telefonata mes dy liderëve vjen pasi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres do të bëjë një vizitë në Moskë për të takuar presidentin Putin.
Ndërkohë ministri britanik i Mbrojtes thotë se forcat ruse po përpiqen të rrethojnë pozicionet e fortifikuara ukrainase në lindje të Ukrainës.
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Nga informacionet e siguruara sëfundmi nga inteligjenca, ministri tha se janë raportuar disa sulme të fuqishme: "Forcat ruse po përpiqen të avancojnë drejt Sloviansk dhe Kramatorsk nga veriu dhe lindja", shkruan Al Jazeera.
Qytetet ndodhen në rajonin e Donetskut. Ai gjithashtu shtoi: "Forcat ukrainase kanë përgatitur mbrojtjen në Zaporizhzhia në rast të një sulmi të mundshëm rus nga jugu".
