Përplasje mes bandave pas garave të paligjshme me kuaj, 11 të vrarë
Një përplasje mes dy bandave në fshatin El Saous gjatë një gare kuajsh që u zhvillua pa leje, përfundoi me vdekjen e 11 personave.
Përplasja e përgjakshme ndodhi mbrëmjen e së dielës së Pashkëve, 24 prill pas një shkëmbimi zjarri në zonën e Chihuahua, në veri të Meksikës, siç njoftoi qeveria e shtetit dje.
Pesë viktima humbën jetën menjëherë. Gjashtë të plagosur u dërguan në spital, ku nuk mundën të shpëtonin, sipas zyrtarit shtetëror të sigurisë publike Hilberto Logia.
“Shkëmbimi i zjarrit në fshatin El Saous, i cili i përket komunës Chihuahua, ka ndodhur për shkak të përplasjes mes dy bandave”, shpjegoi zoti Logia.
Chihuahua është një shtet që kufizohet me Shtetet e Bashkuara. Kjo është një zonë e dominuar nga droga pasi aty trafikohen çdo ditë sasi të mëdha. Një valë jashtëzakonisht e dhunshme dhune ka mbizotëruar për pesëmbëdhjetë vjet.
Vetëm në tre muajt e parë të vitit 2022, 411 persona u vranë, sipas shifrave zyrtare të publikuara nga autoritetet meksikane.
Në shkurt, të paktën nëntë persona u vranë gjatë funeralit të një burri që ishte vrarë në rrethin Ciudad Juarez të Chihuahua, shkruan CNN.gr.
