Putin në burg me një banane në kokë

Një pankartë e madhe 10  metra e gjatë dhe 6  metra e gjerë ku presidenti rus Vladimir Putin është i veshur me rrobat e burgut është varur në murin e një zyre në Gjermani.

Në kokë ka një kapele si gjysmë banana dhe mbishkrimin në gjoks “Putin në burg”. Është vepra e re e artistit gjerman Thomas Baumgaertel.

Artisti është i njohur për grafitet dhe kjo është një ndër veprat e tij kundër Putin pas agresionit rus në Ukrainë.