Tmerri i urisë në Mariupol, tradhtia e Putinit ndaj viktimave të Hitlerit në Leningrad

Sot e kësaj dite bllokada e qytetit të Shën Petërburgut në Luftën e Dytë Botërore konsiderohet si një masakrat më të mëdha.

Pothuajse në 900 ditë, një milion të vdekur. Nga viti 1941 deri në vitin 1944, ushtria e Hitlerit u përpoq të vriste nga uria qytetin që atëherë njihej si Leningradi dhe kështu ta bindte që të kapitullonte.

Tani janë trupat ruse që duan të vrasin nga uria ushtarët dhe civilët ukrainas në fabrikën e çelikut Azov të Mariupolit. 

Vladimir Putin, një vendas nga Leningradi, nëna e të cilit i mbijetoi rrethimit të Leningradit, është komandanti i bllokadës së Mariupolit.

Rrallëherë historia është përsëritur në mënyrë kaq cinike.

A i kanë harruar banorët e Shën Petersburgut historitë e treguara nga prindërit dhe gjyshërit e tyre  pasi shumica e tyre thjesht po e shikojnë  si spektarorë bllokadën e Mariupolit.

Uzina e çelikut Azov është rrethuar nga trupat ruse prej javësh. 

Ushtarët ukrainas dhe qindra civilë fshihen në bunkerët sovjetikë. Të moshuar, të sëmurë, fëmijë. 

Festa e tyre e Pashkëve përbëhej nga një fetë e vogël bukë me një copë djathë ose një lugë reçel. 

Së shpejti nuk do të ketë më ushqim për fëmijët, tha një grua në një videomesazh.

Putini e ka rrethuar fabrikën e çelikut që “as miza të mos dalë”. 

"Korridoret e tij humanitare" janë një gënjeshtër e keqe që rezultoi me dëbim në Rusi ose vdekje për mijëra banorë të Mariupolit.

Putin është një turp për viktimat dhe të mbijetuarit e bllokadës së Leningradit.