Rihapen klubet e natës, tani muzikë edhe pas orës 23:00. Nga 1 maji Shqipëria hap kufijtë

Kur kanë kaluar dy vite nga rastet e para zyrtare me covid, edhe shqipëria futet në shtetet që kanë lehtësuar masat për coronavirusin.

Madje turistët që do të hyjnë në Shqipëri në sezonin veror do të gjejnë masa lehtësuese.

"Heqjen e detyrimit për të paraqitur dokument vaksinimi për Sarc COVID 2, dokument të testimit negativ për infeksionin Sars COV-2 apo certifikatë shërimi nga ky infeksion për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga çdo pikë kufitare duke filluar nga data 1 Maj i këtij viti", tha Rakacolli.

Edhe pse të gjithë anëtarët e komitetit të ekspertëve dolën para medieve me maska, u deklarua heqja e masave mbrojtëse madje dhe lejimi i jetës së natës.

"Heqja e detyrimit për mbajtjen e maskave, por rekomandon fuqishëm mbajtjen e tyre në ambiente të mbyllura. Lejimin e muzikës pas orës 23:00 dhe rihapjen e clubeve të natës", tha Rakacolli.

Pavarësisht heqjes së regjimit të pandemisë, ekspertët këmbëngulin në vaksinimin e popullatës madje dhe duke sanksionuar dozën e  katërt.

"Bazuar në rekomandimin e Komitetit të Ekspertëve të Vaksinimit, vaksinimin me dozë të katërt të qytetarëve mbi 60 vjeç dhe atyre me sistem imunitar të kompromentuar sipas rekomandimit të mjekut të familjes", tha ajo.

Në javët e fundit janë rritur shqetësimet për fëmijët që paraqesin dhimbje barku, simptoma këto dhe të variantit të covidit. për këtë ekspertët sugjerojnë vizitën menjëherë te mjeku i familjes

"Për sa i përket shenjave që referohen janë kryesisht shenjat e traktit tretës siç janë të vjellat, diarreja. Nëse këto shenja presistojnë duhet të drejtohen te mjeku përkatës."