Nuk morën shtëpitë e premtuara, tre gra ngujohen në pallat e kërcënojnë me vetëflijim në Vlorë

Tre gra me të cilave një e moshuar u ngujuan në një pallat në Vlorë nga ku kërcënuan me vetëflijim për shkak të në konflikti pronësie. Ata thotë se kanë dhënë truallin për ndërtim, por i kanë mashtruar dhe s'kanë përfituar asgjë.

Tre gra u ngujuan brenda këtij dyqani në lagjen “10 Korriku”  në Vlorë.

Me vetë kishin një bombol gazi dhe kërcënuan me vetëflijim.

Arsye që i çoi drejt akti ekstrem dhanë një konflikt për çështje pronësie.

"Kisha 10 vjet bashkë me këto rrugëve, dhamë shtëpinë për të bërë këtu pallat. U prishën shtëpitë, nuk filloi pallati, filloi karburanti."

"Të ngopen të korruptuarit, erdhën na vodhën aty sy për sy."

Shprehen se ndërtuesit e pallatit nuk i janë përmbajtur aktmarrëveshjes që kanë bërë dhe kurrë nuk kanë arritur të marrin banesat që pretendojnë se u takojnë.

"Kemi 10 vjet, nxori vendim Prokuroria për mashtrim dhe falsifikim. Tani po gjykohet përsëri në shkallë të parë për mashtrim dhe falsifikim."

Thonë se i mashtrojnë prej 10 vitesh.

Ndaj kërkojnë ndërhyrjen e të gjitha strukturave për tu dhënë zgjidhje.

"Nëpër Prokurori dhe nëpër Gjykata janë gjykimet me dy standarde."

Drejtues të policisë së Vlorës negociuan me gratë që t'i japin fund kërcënimit me akte ekstreme dhe të kërkojnë zgjidhje në rrugë ligjore për konfliktin e pronësisë.

Nuk morën shtëpitë e premtuara, tre gra ngujohen në pallat