Plumba për zhurmën e punimeve që prishën qetësinë, plagoset me armë 43-vjeçari në Durrës
Një 43 vjeçar u plagos me pistoletë në Durrës ndërsa punonte në një shtëpi. Ai u sulmua nga 35 vjeçari pas një debate për prishjen e qetësisë publike.
Plumb pistolete për të ndaluar zhurmën e punimeve. Një 43-vjeçar u plagos në Durrës pas një konflikti për prishjen e qetësisë.
Ishe ora rreth 10 e paradites këtë të martë, 26 prill.
Altin Sulku ishte duke punuar në një shtëpi në lagjen numër 8 të qytetit bregdetar.
35-vjeçari, Augert Zera, që jeton aty pranë është shqetësuar nga zhurmat dhe i ka kërkuar të ndalë punimet.
Urdhri mos “bëj zhurmë” mjaftoi për të nisur konfliktin.
Dy burrat janë konfliktuar fillimisht me fjalë dhe më pas sherri përshkallëzoi në përdorimin e armës së zjarrit.
Augert Zera ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në këmbë punëtorin 43 vjeçar.
Altin Sulku u dërgua në Spital ku pasi mori ndihmën mjekësore, thuhet se ndodhet jashtë rrezikun për jetën.
I riu që e qëlloi ndërkohë është larguar nga vendngjarja dhe ndodhet në arrati.
Policia e Durrësit thotë se po punon për ta vënë në pranga 35 vjeçarin që shkoi deri tek përdorimi i armës së zjarrit pas sherrit “alla shqiptarçe” për prishjen e qetësisë me punime ndërtimi.
