Shmangte skanerin e kontrollit dhe vidhte naftë, akuzat pse u arrestua drejtori i komanduar të burgut të Reçit

Drejtori i Komanduar i burgut të Reçit, ka përfunduar në qeli.

Ervis Zika u arrestua nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Zyrtari dyshohet se ka futur sende të ndaluara brenda burgut të Reçit.

Në mënyrë që të shmangte skanerin, Zika ka kaluar vetë me sende të ndaluara të cilat më pas u ka dhënë të dënuarve.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Dyshimet janë se këtë ai e bentë kundrejt përfitimit.

Nga ana tjetër drejtori i Komanduar i Burgut të Reçit dyshohet ka përfituar edhe duke vjedhur institucionin.

Ervis Zika mësohet se merrte karburant duke duke firmosur kartela fiktive.

Në skemën e vjedhjes së karburantit dyshohet se janë të përfshirë edhe punonjës të tjerë të burgut.

Bazuar mbi provat e sigururara nga prokuroria Gjykata e Shkodrës ka caktuar “arrest me burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Me këtë vendim, agjentët e SHKBB kanë shkuar dhe i kanë vënë prangat në Lezhë mbrëmjen e 25 prillit 2022.

Hetimet po vazhdojnë më të thelluara dhe po bëhet kontrolli më i detajuar i pamjeve filmike të burgut.

Përveç Zikës priten të merren në pyetje edhe funksionarë të tjerë të cilët dyshohet se janë të përfshirë në aspektin e abuzimit me karburantit.

Operacioni konfirmuan alarmin për cënimin e sigurisë në burgje.

Pak kohë më parë u zbulua se guardian dhe zyrtarë të tjerë bashkëpunonin me të dënuar dhe persona në liri për të futur drogë e sende të tjera të ndaluara deri në burgjet e sigurisë së lartë.