Aksidenti me vdekje në Shkozë, arrestohet shoferi i urbanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2022, 12:32
Policia ka arrestuar shoferin e autobusit të linjës së Shkozës i cili u përshi ditën e djeshme në aksident me një mototmjet. Si pasojë e aksidentit ndërroi jetë në spital drejtuesi i motorit.
Policia bën me dije se u arrestua H. T., 69 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën "Ali Shefqeti", duke drejtuar mjetin është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin H. F., 63 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital.
Ngjarja ndodhi dje, 24 prill, rreth orës 11:26 në Shkozë.
