Përfshihet nga flakët kati i dytë i biznesit në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2022, 08:12
Kati i dytë i një biznesi është përfshirë nga flakët në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Pjetër Bogdani", gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, 25 prill.
Policia bën me dije se si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
