Motomjeti përplaset me autobusin e Shkozës, ndërron jetë në spital shoferi 63-vjeçar

Një 63-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në Shkozë, Tiranë.

Policia bën me dije se një motomjet me drejtues shtetasin H. F., 63 vjeç, është përplasur me autobusin e linjës së Shkozës, me drejtues shtetasin H. T., 60 vjeç.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.