"Aeroporti i Rinasit rritjen më të lartë të fluturimeve në Evropë", Rama: Shkak ulja e çmimeve

Kryeministri Rama  tha se sot Aeroporti i Rinasit ka rritjen më  lartë të fluturimeve në Evropë. Sipas tij, kjo ka ardhur si pasojë e uljes së çmimeve dhe rritjes së investimeve.

Rama: Është Aeroporti me rritjen më ë lartë në Evropë të fluturimeve, kjo si pasojë e uljes drastike të çmimeve dhe sot që flasim jemi në 3 mujorin e parë 20% plus. Aeroporti i dytë është me -2 dhe të tjerët vazhdojnë me minus.

Vjen si rezultat i rritjes së konsiderueshme të kapaciteteve falë dhe investimeve të reja që po bëhen në Aeroportin e Rinasit. E para është ulja e çmimeve dhe prenotimet për sezonin janë shumë domethënëse. Nga ana tjetër është dhe rritja e investimeve në fushën e turizimit që është gjithmonë e më e madhe.