Vali Bizhga presidente? Rama: Jo! Nuk ka asgjë të vërtetë
Edhe pse zgjedhja e Presidentit të ri ka hyrë në javët e nxehta, politika ka zjedhur të mos bëjë publikë asnjë emër zyrtarë, duke ja lënë vendit përformancave partiake.
Nga kampi i mazhorancës, kandidatët janë “kyçur” në sirtarin e Ramës, ndërsa opozita për shkak të pavendosmërisë së saj nësë do ulet apo jo në negociata ka nisur aludimin e emrave të përveçëm.
Edi Rama: “Nëse do të bënim një javë kulturore për thashethemet do të ishte një javë ku Shqipëria do të mbante flamurin e kryesuesit të aftësisë prodhuese por do të doja që të mos e shfokusonim vëmendjen nga kjo nismë sepse është nismë e re dhe e veçantë dhe na duhet mbështetja juaj”
Ky procesi i zgjedhjes së presidentit ështëproces që stimulon thashetheme dhe përzien në vorbull të gjithë emrat dhe njerëzit në të shumtën e herës pa dëshirën e tyre fare.
Pasi “theu” ëndrrat e deputetëve të vjetër socialistë për të marrë postin e kreut të shtetit, Kryeministri Rama përjashtoi edhe mundësinë e përfshirjes në këtë proces të shefes së kabinetit të tij, Vali Bizhga.
"Përgjigjja ime është negative. Nuk ka asnjë të vërtetë në këtë"
Idetë për të ngritur në hapësirë satelitët apo për të ndërtuar në det Shqiponjën, nuk i mungojnë qeverisë shqiptare. Por kur vjen dita për të bërë investime konkrete, siç është ndërtimi i Teatrit Kombëtar tashmë i mbetur vetëm në letër prej tre vitesh, Edi Rama ngre duart lart, pasojat e luftës.
Deri sa të gjejë paratë për të ndërtuar godinën e Teatrit, qeveria shqiptarë do të investojë 100 mln lekë për javët ndërkombëtare të Kulturës, që nisim me Francën dhe përfundojnë me Kosovën.
Të shtunën e 23 prillit Sali Berisha përmendi emrin e Vali Bizhgës si preferencë të kryeministrit për postin e presidentit por sipas tij të pavotuar nga asnjë prej deputetëve në zarfat e fshehtë.


