Rama premton të ndërtojë Shqiponjë në det, Vox Pop: Delirant, ka shkalluar
"Pasi nuk dërgoi satelitët në hapësirë, kryeministri Edi Ram ka prezantuar një tjetër ide, do bëjë Shqiponjë në mes të detit. A duket sikur kryeministri jeton në një tjetër realitet, në këtë periudhë krize çmimesh?"
Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop sot me Enkin në RTV Ora.
Por çfarë mendojnë qytetarët? Disa shprehen se Rama është delirant, e të tjerë mendojnë se Rama ato që thotë i bën.
"Ai ka lajthitur nga trutë dhe jo më të bëjë fjongo."
"Është më shumë se delirant, nuk ka për të bërë asgjë për Shqipërinë veçse po e shkatërron."
"Ai ka shkalluar nga mendtë e kokës."
"Sa për Ramën është kryeministri që duam, këtu në Vlorë fiton gjithmonë."
"Shumë mirë bën. Do ta bëjë, çfarë ka thënë e ka bërë. Do ta çojë dhe atë, satelit, jo anije. Shumë shpresa, kë kemi tjetër? Më thuaj një njeri. Ai është më i mir, kështu është kriza s'ke ke çfarë i bën."
"Po si mund t''i besosh një hajduti që po i ha palcën e kurrizit shqiptarëve?"
"Ai ka ikur nga mendorja, ikni nga Shqipëria sa nuk është vonë."
"Ai ka shkalluar nga mendtë e kokës, po tha ai e bën, nuk besoj se mashtron."
"E besojmë, çfarë thotë Rama e bën. Për pensionistët ka rritur pensione. Ka nevojë për më shumë, por kaq kemi kaq japim."
"Iku koha e Ramës por nuk e ka kuptuar akoma as ai as populli. Vetëm ne hallexhinjtë e kemi kuptuar që nuk po hamë dot bukën e gojës."
"Si nuk i vjen turp nga ato që thotë, ai është vetëm një i sëmurë mendor që voton popullin."
"Po dhe mundet çfarë s'bën ky milet, unë shoh hesapet e mia. Unë shoh këtë, shiko si e ka bërë për ibret. E ka mbytur Tiranën me pallate. Mund ta bëjë dhe në det, Rama e bën. Për pensionistët ka bërë të zezën."
"Nuk merrem me Ramën unë se nuk jam i politikës."
"Sa do doja të ndërtonte një fytyrë si e vetja, do ngjasonin shumë."
