Për të dytën ditë radhazi, vlonjatët në Nartë festojnë karnavalet
Pas Pashkës Ortodokse në Nartë të Vlorës janë duke u mbajtur karnavalet e përvitshme atje. Një traditë qindra vjeçare, që rikthen në fshat edhe emigrantët, ndërsa ato do të zgjasin për tre ditë me radhe.
Muzikë, këngë e valle për tre ditë me radhë në Fshatin Nartë të Vlorës, janë atmosfera për Karnavalet.
I gjithë fshati ka veshur kostume tradicionale, për të kremtuar këtë festë të trashëguar për shekuj me radhë.
Për karnavalet edhe emigrantët kthehen në fshat.
“Kjo është një trashëgimi breza me breza, neve që jemi larg fshatit, jetojmë në Greqi dhe presim këto ditë të ëmbla”.
“Gëzim më të madh s’ka, na vijnë djemtë nga Greqia, na shikojnë neve që jemi prindër”.
Festa e karnavaleve simbolizon largimin e të keqes nga fshati dhe shpresën e mirë për të ardhmen.
“Shuajmë të keqen e fshatit, kërcejmë tre ditë.”
Karnavalet e Nartës kanë nisur mëngjesin e ditës së dielës dhe do të vazhdojnë për tre ditë me radhë.

