Sarandë: Dy vëllezër, njëri 16 dhe tjetri 18 vjeç sulmohen me thikë, në kërkim të autorit
Dy vëllezër, njëri 16 dhe tjetri 18 vjeç janë plagosur nga një person i tretë mbrëmjen e 24 prillit në qytetin e Sarandës.
Mësohet se dy vëllezërit kanë qenë në një kreperi ku dhe ka ndodhur ngjarja.
Ata janë goditur njëri me mjet prerës dhe tjetri me mjet shpues thotë policia.
16 vjeçari ka vetëm një plagë në krah.
“D. G., 16 vjeç, ishte paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, pasi dyshohet se për motive të dobta, është goditur me mjet prerës” informoi policia më vonë.
Në këtë konflikt ka mbetur I plagosur dhe vëllai i tij 18 vjeç, K.G.
Ky është goditur me mjet shpues, në brinjë dhe për shkak se ka tre plagë të rënda po sillet për mjekim më të specializuar në Spitalin e Tiranës.
Dy vëllezërit ishin banues në lagjen nr 4 të Sarëndës.
“Në vijim të veprimeve shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit, shtetasit I. D., i cili është shpallur në kërkim.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit.
Mësohet se autori njihet si përdorues droge dhe është me precedentë penalë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
22:22 Thikë në krahëror të miturit në Sarandë, 16-vjeçari në spital, policia në kërkim të autorit
Një i mitur është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Sarandë. 16-vjeçari ka mbërritur në spital me plagë në krahëror.
I mituri me iniciale D. G, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Forca të shumta policie janë vënë në kërkim të autorit, i cili dyshohet se është person me precedent penalë.
Ai është identifikuar si shtetasi Ibrahim Duda, 43 vjeç.
"Plagosja ka ardhur pas një debati verbal që ka përfunduar në përleshje fizike dhe përdorimin e thikës. Ngjarja ka ndodhur pranë një kreperie në lagjen numër 4 të qytetit. Të dy personat kanë qenë duke konsumuar diçka dhe më pas ka nisur debati mes tyre që agravoi në plagosje" raporton gazetaja e Ora News, Anxhela Lushkaj.
Njoftimi i policisë
Në datën 24.04.2022, rreth orës 22:00, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, shtetasi D. G., 16 vjeç, pasi nga veprimet e para dyshohet se për motive të dobta, është goditur me mjet prerës.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

