Sarandë: Shpërthim me eksploziv në hotelin në pronësi të familjes Yzeiri, djali iu ekzekutua në Spanjë vite më parë
Ora 23:36 Eksplozovi në hotelin në pronësi të familjes Yzeiri, i biri iu vra në Spanjë
Hoteli ka qenë në pronësi të familjes së Pajtim Yzeirit i vrarë në 2001 në Spanjë. Mësohet se Yzeiri nga Fieri u ekzekutua me prerje koke në Spanjë atë kohë. N.Yzeiri është babai i Pajtimit.
Ora 22:39 Sarandë, shpërthim me eksploziv në katin e parë të një hoteli
Shpërthim me eksploziv në katin e parë të një hoteli në Sarandë. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, në lagjen nr.1, Sarandë.
"Në katin e parë të një hotelit, në pronësi të shtetasit N. Y., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive".
Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
