Javët ndërkombëtare të kulturës, Margariti: Ide e Ramës për t'i çelur dyert e Shqipërisë botës
Nga data 27 prill nis programi i javëve kulturore në Shqipëri me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 18 vende të botës. Ministrja Margariti deklaroi më herët se një ndër kriteret për t’u bërë pjesë e këtij programi është dhe që pjesëmarrësi të jetë i diplomuar në ekonomi.
Ditën e sotme, 25 prill në një konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin Rama, ministrja Margariti bëri me dije se ishte një ide e kryeministrit Rama.
Margariti: Ishte një ide e kryeministrit për të çelur dyert e Shqipërisë për të gjitha vendet me të cilët bashkëpunojmë prej vitesh, por mbi të gjitha për të krijuar më shumë rrathë bashkëpunimi me vendet tona partnere. Ky program synon të sjellë këtë mozaikun e larmishëm të të gjitha vendeve duke u fokusuar më tepër në lidhjet e ngushta që duhet të kemi dhe për të forcuar relatat sidomos të të rinjve të cilët aksesojnë kulturat e vendeve të tjera. Nisma është mirëpritur nga vendet partnere. Me këtë iniciativë ne krijojmë bashkëpunime të tjera që nisin me kulturën.
Synojmë që kjo nismë të vazhdojë për vitet e tjera në vazhdim. Janë 17 shtete, javë janë më tepër sepse kemi dhe BE-nënë muajin maj sipas traditës. Kjo traditë shtrihet edhe në kontinente të tjera, do të kemi SHBA-në, Japoninë, Emiratet e Bashkuara Arabe, kinën, Izraelin, Spanjën, Francën. Fillojmë me një celebrim të madh në sheshin "Skënderbej". Jemi fokusuar në shumë grup-mosha, por mbi të gjitha kemi dashur që të rinjtë të moshave 18-35 vjeç të kenë një larmishmëri të madhe aktivitetesh.
Kemi ndarë në dy grupe pjesëmarrjen e shteteve. Në korrik-gusht nuk do të ketë aktivitete për shkak se edhe trupat diplomatike e kishin të pamundur të organizonin me prezencën e tyre në Shqipëri. Do të kemi aktivitete deri në fund të qershorit dhe më pas do të rifillojmë në shtator, për ta mbyllur në fund të nëntorit me Kosovën. E mbyllim me Shqiptarinë, me të bukurën shqiptare.
