"Fitoftë më i miri!" Nënkryetari i Bashkisë tërhiqet nga gara për kreun e PD një ditë para zgjedhjeve

Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të PD-së në Shkodër, nënkryetari i Bashkisë Ardit Qylybyli ka deklaruar tërheqjen nga gara.

Arsyet nuk i bën të ditura por fton demokratët e Shkodrës të marrin pjesë në votim dhe të votojnë kandidaturën që ata e shohin më të mirën për ti udhëhequr drejt fitores ndaj regjimit të Edi Ramës.

Ai shprehet i bindur se pas procesit zgjedhor, PD e Shkodrës do të jetë më e bashkuar dhe më fortë.

Ndërkohë mbeten në garë Arben Lusha, Arjan Peraj, Emiljano Cekini,  Elvis Deda, Ergys Ivziku, Gjenarin Kapari, Ted Kopliku dhe Vildane Gushta.

"Fitoftë më i miri!" Nënkryetari i Bashkisë"Fitoftë më i miri!" Nënkryetari i Bashkisë