Berisha zbulon emrin e Vali Bizhgës: Përzgjedhja e presidentit tipike e Cosa Nostras, proces qesharak nga Rama

Për Sali Berishën procesi që PS ka nisur për zgjedhjen e presidentit të ri ngjan me praktikat kriminale të Cosa Nostras. Madje shkoi më tej duke përmendur emrin e Vali Bizhgës si preferencë të kryeministrit por sipas tij të pavotuar nga asnjë prej deputetëve në zarfat e fshehtë.

Ai tha se Rama po e zgjedh presidentin e vendit më mënyra mafioze dhe se procesi po kthehet në një proces qesharak dhe joserioz.

Berisha: Kongresi i PS-së ishte i ngjashëm me një kongres të Cosa Nostra, unë mund të them se procesi i zgjedhjes së presidentit, është shndërruar gjatë javë, në një proces tipik të Cosa Nostras. Edi Rama për të zgjedhur presidentin ka zgjedhur procedurat më mafioze me emra në zarfe sekret. A e dini se cili ka dalë emri më i përfolur nga zarfet? Sipas statistikat e Edi Ramës 2/3 e votës i kanë shkuar Vali Bizhgës.

Ish kryeministri thotë se skenari i Edi Ramës është që të marrë vetë postin e presidentit pas humbjes së zgjedhjeve me qëllim që të ketë mbrojtje ligjore përballë hetimeve dhe akuzave për incineratorët.

Sali Berisha: Çfarë mund të presësh tjetër në një kohë që emri i saj nuk figuron në asnjë zarf. Janë zgjedhje si Cosa Nostra. Prisni kur të vijnë emalit e shoqërisë civile. Emrin do tua them javës tjetër. Ky është një proces qesharak dhe joserioz është bërë nga Edi Rama. Po kërkohet kandidati që në prag të disfatës së tij elektorale të japë dorëheqjen dhe ai të bëhet president. I them se nuk pranohesh president me skema të tilla mafioze. Po mendon vetëm për vete. Si të garantojë mbrojtjen ligjore nga afera e incineratorëve.

Sa i takon rihapjes së hetimeve të dosjes CEZ Berisha tha se nuk shqetësohej

Sali Berisha: “Edi Rama bashkë me Damian Gjiknurin firmosën marrëveshjen. Pranuan të gjitha kushtet e CEZ shmangën arbitrazhin dhe dënuan Shqipërinë në një humbje të tmerrshme. Çdo lloj dosje që disponohet, madje I këshilloj të përpiqen të manipulojnë. Le ta dërgojnë. Nuk ka problem”

Në përgjigje ndaj ambasadores amerikane tha se ka ikur koha e lojës me kukulla brenda opozitës ndërsa shtoi se ka kohë që ambasadorja po ndërhyn në procesin gjyqësor të PD-së.