Dorëhiqet kandidati i dytë për kryetarin e PD-së Shkodër, 7 vijojnë garën

Tërhiqet nga zgjedhjet për kreun e PD-së Shkodër një tjetër kandidat.
Pas nënkryetarit të Bashkisë Ardit Qylybyli, edhe kandidati tjetër Ergys Ivziku deklaron dorëheqjen nga gara.
Vendimin thotë se ka marrë pas kosultimeve por i pandikuar nga askush.
"Pas një vazhde takimesh, komunikimesh, konsultimesh me miq e bashkëpunëtorë të afërt ndër vite, me vullnetin tim të lirë, të plotë e të pavarur, i pandikuar nga askush, me sens të lartë përgjegjësie, me një akt tërësisht moral, kam vendosur t'ju komunikoj dorëheqjen time nga gara e nesërme për kryetar të PD-së, dega Shkodër.
Ky vendim pason vazhdimësinë e kontributit tim për të mirën e Partisë Demokratike, për të bashkëpunuar me të gjithë, në këmbim e me kushtin e vetëm të punës së madhe dhe angazhimit konkret për fitoren sa më të afërt të PD-së, forcës politike ku unë aderoj prej vitesh".
Ndërkohë mbeten në garë Arben Lusha, Arjan Peraj, Emiljano Cekini, Elvis Deda, Gjenarin Kapari, Ted Kopliku dhe Vildane Gushta.
