Shkodër, shiste detergjentë në mënyrë të paligjshme, procedohet 54-vjeçari

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Acidet” ku është proceduar penalisht pronari i një subjekti tregtar.

Kështu është proceduar penalisht një 54-vjeçar i cili hidhte në treg dhe shiste produkte të ndryshme që i prodhonte në mënyrë të kundërligjshme.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Acidet”. Si rezultat i këtij operacioni u procedua penalisht shtetasi B. K., 54 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër. Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e këtij shtetasi, në Dobraç, me fushë aktiviteti prodhim, ambalazhim dhe tregtim detergjentesh, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, produkte të ndryshme industriale për të cilat 54-vjeçari nuk dispononte certifikatën përkatëse të regjistrimit të markës. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi B. K. i prodhonte dhe i tregtonte këto produkte, në mënyrë të kundërligjshme, duke sjellë më pas dëme në shëndetin e përdoruesve të tyre.” – bën me dije policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.

Shkodër, shiste detergjentë në mënyrë të