"Weekend", qarkullonte me armë zjarri nëpër Tiranë, në pranga 32-vjeçari
Një 32-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi qarkullonte me armë zjarri me vete.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit ‘Weekend’, ka rënë në pranga shtetasi B. L., banues në Tiranë.
Ky i fundit po lëvizte me mjet tip “Benz’ kur është ndaluar nga policia, ndërkohë kjo e fundit pas kontrollevenë automjetin e të riut ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krëhër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).
“Gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me municion luftarak. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të mjetit që ky shtetas drejtonte, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë).”- njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
