Balluku "sulmon" Berishën pas akuzave për energjinë: Autor i gjithçkaje që ka shkuar mbrapsht në Shqipëri

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku gjatë seancës plenare në Kuvend prezantoi projekt, kontratë financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Bankës Evropiane të Investimeve të UKT, dhe tha se është një projekt që ka për qëllim të kontribuojë në cilësinë e furnizimit me ujë për 800 mijë qytetarë të Tiranës. Balluku bëri me dije se vlera e projektit është 144 milion e 500 mijë.

Balluku: 80 mln euro janë hua, dhe pjesa tjetër fonde nga UKT.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Balluku u ndal te tryeza e Sali Berishë me ekspertët e energjisë gjatë ditës së djeshme. Nga tryeza Sali Berisha akuzoi qeverisë si shkaktare të krizës energjitike dhe jo motin  he luftën në Ukrainë.

Balluku: Tryeza mori përsipër të bënte një analizë të sektorit energjitik dhe në atë tryezë ishin të gjithë aktorët që kanë dërrmuar sektorin energjitik. Të dëgjosh nga ata të thuhet se Shqipëria është një vend që prodhon 98% energji elektrike nga basenet ujore dhe është e turpshme që sot mos ketë energji elektrike të lirë, me thënë të drejtën është shumë e turpshme. Të dëgjosh autorin e gjithçkaje të shkuar mbrapsht në këtë vend të flasë për projektin e Vlorës dhe të tregojë që ky projekt u desh bërë prej kohësh, aty sot e kësaj dite paguhet një kredi pasi TEC-i u dizenjua gabim. Ju ëndërronit që të kishit TEC-in e Vlorës por nuk e bëtë dot, siç ëndërronit për Skavicën që sot e quani një krim ambiental. Po t'i kthehemi fjalimeve të tua nuk keni lënë ditë pa e lëvduar dhe pa e kthyer në një kalë beteje por që nuk e përdorët kurë.

Balluku tha se qeveria Rama ka nisur nga puna dhe sot në terren ndodhen grupe që po punojnë për studimin gjeologjik.