"Rama s'të përfill! Je i përzgjedhur i Taulant Ballës", debati me tone të larta në grupin PD, Berisha s'njeh Alibeajn
Eshtë shoqëruar me debate me tone të larta mbledhja e grupit parlamentar të PD-së para se të niste seanca parlamentare.
Temë e nxehtë është zgjedhja e presidentit të ri të vendit. Ish kryeministri Sali Berisha thotë se PD nuk duhet të marrë pjesë në procesin e negociatave për zgjedhjen e kreut të shtetit të nisura nga PS duke e quajtur "proces mafioz" dhe 'farsë"
Gjithashtu ai nuk e njeh Enkelejd Alibeaj si nënkryetar i PD-së dhe e akuzon si "peng" dhe i përzgjedhuri i Taulant Ballës.
Debati me dyer të mbyllura
Sali Berisha: Je i përzgjedhuri i Taulant Ballës. Nuk je i përzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s'të përfill. Të mbajnë peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës.
Ai që ndjehet opozitar i vërtetë nuk mund të imagjinojë kurrë të marrë pjesë në një proces mafioz të zarfave sekretë.
Alibeaj: Nuk jam peng I askujt.
Ndërhyn Noka me tone të larta: Mos i ndërprit fjalën Berishës
Alibeaj Berishes: Peng je ti.
Noka -Alibeajt: Mos i fol ashtu...
Alibeaj: Me fyerje personale mos të vazhdojë.
Vokshi kerkon perfshirjen
Gjatë mbledhjes së grupit demokrat deputetja Albana Vokshi i kujtoi Alibeajt të bëjë kërkesë në Kuvend për përfshirjen në grupin parlamentar të PD të 5 deputetëve të përjashtuar, por kjo kërkesë është refuzuar nga Alibeaj i cili theksoi se nuk i zhbën vendimet që janë marrë nga organe të partisë.
Pas mbledhjes së grupit parlamentar e cila zgjati 1 orë, (ora 09:00 - 10:00) Berisha tregoi për gazetarët
“Denoncova me forcën më të madhe praktikën mafioze që ndjek Edi Rama për procesin e zgjedhjes së presidentit. Kjo praktikë disktretiton institucionin e presidentit, përlyen qartësisht me aspektet e saj mafioze çdo lloj pjesëmarrje në një proces që në kushte normale duhej të merrnin pjesë të gjitha palët. Kjo prakikë ka qëllim të nxjerrë njeriun që do dhe komandon. Denoncoj këtë farsë të shëmtuar" tha Berisha në përfundim të grupit parlamentar"
Nga ana tjetër Alibeaj u shpreh se Grupi do mblidhet sërish për të diskutuar lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit dhe do merren opinionet e të gjithë deputetëve.
Debati me tone të nxehta brenda grupit PD i la radhën incidentit në Kuvend ku Berishs shtyu Enkelejd Aliebaj nga foltorja për të marrë fjalën



