"E bukura e Adriatikut" ankorohet në Vlorë, 75 turistë francezë zbresin në qytetin jugor

Pas gati dy viteve mungesë për shkak të pandemisë në portin e Vlorës u ankorua krocera e parë. “La Belle De l’Adriatique”, solli turistët e parë të një sezoni me pritshmëri të larta.

Sirena e Kroçerave nuk dëgjohej prej gati dy vitesh në portit e Vlorës.

 “La Belle De l’Adriatique”, ishte ajo që konsiderohet dallëndyshja e parë e një sezoni veror me pritshmëri të larta.

Kroçera që prej vitesh ka përfshirë portet shqiptare në pjesë e guidave turistike detare mbërriti mëngjesin e së enjtes.

Në bord kishte rreth 75 turistë kryesisht franceze por edhe nga vende të ndryshme të Evropës.

Vizituan Vlorën e më pas udhëtuan drejt parkut arkeologjik të Apolonisë në Fier dhe qytetin e Beratin. U njohë më historinë e trashëgiminë shqiptare.

Muaji prill shënoi përfshirjen e Shqipërisë në guidat e kroçerave në Mesdhe për herë të parë që prej pandemisë.

E bukura e Adriatikut, më herët qëndroi në Durrës me 81 turistë në Bord si pjesë e një turi në Mesdhe.

Ndërsa Saranda mbetet destinacioni më të tërheqës për vizitorët nga deti.

Silver Moon ishte e para kroçiere për vitin 2022 dhe solli mbi 400 turistë një pjese e të cilëve u zotuan se do të rikthehen për të pushuar më gjatë në Shqipëri.