Dalin pamjet e sherrit në një lokal në Shëngjin, pas debatit verbal me ish-policin i riu nxjerr nga brezi pistoletën

Policia publikon pamjet e sherrit të ndodhur sot në një lokal në Shëngjin, ku dy të rinj kanosën me armë zjarri një ish- polic.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme dhe sipas policise shtetasit E.M dhe E.S,  të dy banues në Shëngjin, janë futur në lokalin ku po qëndronte ish-polici Gj.N dhe pasi janë konfliktuar me të e kanë kërcënuar me armë këtë të fundit.

Dalin pamjet e sherrit në një lokal në Shëngjin, pas debatit

Nga veprimet paraprake hetimore bëhet me dije se konflikti mes tyre ka ndodhur për vendparkimin e makinës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTI

Policia njoftoi arrestimin e shtetasve E. M., 29 vjeç dhe E. S., 25 vjeç, banues në Shëngjin, të cilët ishin strehuar në një banesë.

Pas kontrollit të ushtruar në banesë dhe kontrollit fizik të tyre, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (shtetasit E. S.) dhe një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë (shtetasit E. M.), e cila dyshohet të jetë pistoleta e përdorur për kanosjen e shtetasit Gj. M., për motive të dobëta.

Dalin pamjet e sherrit në një lokal në Shëngjin, pas debatit

Në vijim të veprimeve, shtetasit E. M. dhe E. S. u arrestuan në flagrancë për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve", "Kanosja" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Dalin pamjet e sherrit në një lokal në Shëngjin, pas debatit