Sherr për makinën e parkuar gabim, shoferi godet policin në Tiranë dhe largohet
Një punonjës policie është aksidentuar nga një mjet tip "Ford" me drejtues ende të paidentifikuar i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas bluve të kryeqytetit, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 21 prill në rrugën "Thoma Koxhaj" në tiranë.
"Mjeti tip "Ford", në pronësi të shtetases D. M., me drejtues ende të paidentifikuar, ka goditur punonjësin e Policisë Z. M., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, dhe është larguar", informon policia.
Ndërsa gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj bën me dije se mes tyre ka ndodhur një konflikt verabl dhe më pas shoferi e ka shtyrë policin.
Gazetai thotë se një makinë ishte parkuar në mënyrë të gabuar në rrugën "Thoma Koxhaj". Polici Z.M ishte duke patrulluar dhe i ka vendosur masën administrative gjobë. Por pronari i makinës i cili po pinte kafe në lokalin përballë, i irrituar është konfliktuar me policin dhe e ka shtyrë.
Polici më pas është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime në pjesën e këmbëve. Ai është dërguar në spitalin e Traumës, ndërsa komisariati nr.6 ka marrë provat dhe ka shpallur në kërkim shoferin. Efektivi i policisë është në gjendje të mirë shëndetësore.
Si pasojë punonjësi i Policisë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
