Presidenti i ri/ Berisha 's'njeh" Alibeajn: Rama po ndjek praktikë mafioze, Do vërë njeriun që komandon
Ka zgjatur një orë mbledhja e grupit parlamentar të PD-së. Ish kryeministri Sali Berisha në një prononcim për median e quajti procesin mafioz
Berisha këmbëngul që opozita të mos bëhet pjesë e kësaj “farse” pasi Rama po poshtëron institucionin e presidentit dhe të grupit të vet parlamentar. Sa i takon Enkelejd Alibeajt ai thotë se nuk e njeh si kryetar i grupit parlamentar.
“Denoncova me forcën më të madhe praktikën mafioze që ndjek Edi Rama për procesin e zgjedhjes së presidentit. Kjo praktikë disktretiton institucionin e presidentit, përlyen qartësisht me aspektet e saj mafioze çdo lloj pjesëmarrje në një proces që në kushte normale duhej të merrnin pjesë të gjitha palët. Kjo prakikë ka qëllim të nxjerrë njeriun që do dhe komandon. Denoncoj këtë farsë të shëmtuar" tha Berisha në përfundim të grupit parlamentar.
Kur ajo bëhet me zarfe sekretë brenda grupit parlamentar si do të jetë ajo me opozitën.
Kush u propozua nga grupi parlamentar? Ai që do Edi Rama. Ai do të vërë emrin që do prandaj u bë sekret. Thirret shoqëria civile dhe u thuhet dërgo emrin me email. Opozita nuk ka lidhje me këtë proces. Nuk mund të legjitimojë një proces. Nuk them se nuk ka votat. Ai mund të procedojë me votat e tij por jo të poshtërojë shoqërinë civile e grupin e vet parlamentar.
A keni ndonjë emër që mund të propozoni?
Mund të propozosh kur ke vota, por kur s’ke vota tallesh me veten tënde."
