Plagosën me thikë dy të rinj në Berat, policia në kërkim të tre autorëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2022, 09:41
Policia e Beratit ka shpallur 3 persona në kërkim pasi dyshohen se kanë plagosur me thikë 2 të rinj gjatë mbrëmjes së djeshme, 20 prill.
Policia bën me dije se u shpall në kërkim E. N., 31 vjeç, F. Q., 24 vjeç dhe F. Q., 21 vjeç, pasi gjatë natës, në lagjen "13 Shtatori", dyshohen se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet të mprehtë (thikë), shtetasit D. Gj., 32 vjeç dhe Th. Gj., 22 vjeç.
Të plagosurit po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.