'Dashuri dhe Turbulenca', Gentian Zenelaj tregon prapaskenat: Edhe Danjeli, djali i im pjesë e filmit

I ftuar ditën e sotme në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora ishte aktori Gentian Zenelaj i cili foli për filmin e fundit 'Dashuri dhe Turbulenca", për jetën e tij familjare si dhe për projektet e tjera që do të bëj në të ardhmen.

Ndihet borxhli ndaj familjes pasi  angazhimet dhe projektet kanë bërë që koha e kaluar me familjen të mos jetë e mjaftueshme por zbulon dhe disa detaje të bukura nga prapaskenat e filmit që nuk i dinim. Ai na tregoi se djalin e tij të vogël ai e ka pasur gjatë gjithë kohës më vete gjatë xhirimit të filmit pasi një personazh në film ka pasur emrin Danjel ashtu siç e ka emrin dhe djali i tij. 

"Jam në një borxh shumë të madh ndaj Aidës, Danjelit dhe Arias, kanë qenë muaj të vështirë por falë zotit kanë qenë mirë. Danjeli faktikisht është kudo në film, sepse dhe një nga personazhet e ka emrin Danjel, emri i djalit tim. Ai motori ka marrë emrin 'Rexho' që është pseudonimi i djalit tim. Kam gjetur formën për ti bërë një kujtim të bukur, për ta përfshirë dhe atë. Arian po mundohem ta ndjek nëpër koncerte. Tani ata po rriten dhe aq më shumë duan mami dhe babin nga mbrapa. "